Arrestimi i Kajmakut, Berisha publikon videon e Ramës: Miqtë e tij po shkojnë në qeli njëri pas tjetrit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku pasi u kap me 20 kg kokainë në Itali.

Berisha ka publikuar videon e Ramës ku mbronte Kajmakun dhe theksonte se “Gimi është si puna ime”.

Berisha shprehet se “Agim Kajmaku trafikonte kokainë me padronët e tij në qeveri”, duke shtuar se “Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli”.

Reagimi i Berishës:

Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!

Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!

Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.

Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.

Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. sb