Aksident “misterioz” në Fier, shkatërrohen parmakët e hekurit te Ura e Mbrostarit, dyshime për një makinë të rënë në lumë

Foto ilustruese

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në urën e Mbrostarit në Fier. Një makinë është përplasur me paramakët e urës, ndërsa ka dyshime që mjeti të ketë rënë në lumin Seman.

Pista tjetër është që mjeti të jetë larguar nga vedngjarja pasi është përplasur me paraamkët e urës.

Momentalisht janë ngritur të gjitha pistat, ndërsa pranë vendit të ngjarjes është gjetur një targë automjeti e po tentohet kontakti me drejtuesin e automjetit që i përket, telefoni i të cilit rezulton i fikur.

Efektivët zjarrfikës kanë krehur të gjithë zonën e rrjedhën e lumit, por në te nuk duket asgjë.

Ndërkohë edhe policia e ndodhur në vendin e ngjarjes është duke marrë të gjitha shenjat e provat në vendin e ngjarjes.

 /Albeu.com/