Lirimi nga burgu i vrasësit të 23-vjeçares në Fier, kreu i ILD: Po vlerësojmë veprimet e magjistratëve

Mbrëmjen e djeshme 31-vjeçari Elton Metaj ekzekutoi me armë ish-bashkëshorten e tij Sabrina Bengaj edhe pse kjo e fundit kishte urdhër mbrojtje prej një viti.

Pas marrjes peng të Sabrinës dhe familjes së saj nga Elton Metaj shtatorin e vitit të shkuar, ku u detyrua që të shkonte RENEA për të shmangur tragjedinë, çifti u divorcua, ndërsa gjykata vendosi t’i japë urdhër mbrojtjeje 23-vjeçares.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtari Alfred Konomi, Sabrina Bengaj kishte urdhër mbrotjeje nga 14 tetor 2020 deri në 14 tetor 2021.

Ky vendim nuk e ndali aspak Metajn të shkonte i armatosur në shtëpinë e ish-bashkëshortes, me të cilën kishte një fëmijë, duke e ekzekutuar atë në sy të familjarëve.

Për këtë ngjarje ka reaguar kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisëë, Artur Metani i cili njofton se ka nisur vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.

“Prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjecareje nga ish bashkëshorti në Zhupan të Fierit. Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, thuhet në reagimin e Artur Metanit./albeu.com


Shtuar 11.09.2021 17:30