Rama lëshon gojën gjatë ceremonisë së Gegës: Vajzat e djemtë provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë talljetrapistët

Kryeministri Edi Rama teksa vlerësoi figurën e atletes Luiza Gega, ka lëshuar gojën kundër atyre qe i cileson kritiket cinikë që mendojnë ndryshe për djemtë dhe vajzat shqiptare.

“Cdo hap më i shpejtë i një atleti është një parakunt i një hapi në mbarë njerëzit. Dua të kujtoj fatin e 2 pararendësve të lirive që jetojmë sot. Janë pararendës dhe të Luziës, do të mbahet mend nga të gjithë ne. Jessie Oëans, është emri i një sfiduesi me uniformën e një atleti poshtë në pistë, ndaj ideologjisë hitleriane, ndaj racizmit. Në një kohë kur maksimumi kishte rivale e nuk ekzistonin sfiduesit. Këtu depërtoi një Luizë që i përket historisë. Mendoj se ti hyn në një kënd shumë specifik, si parakumptuese të një Shqipërie ku vajza e djem do të provojnë të kundërtën e asaj që predikojnë cinikët dhe më falni ‘talljetrapistët” me kombin, flamurin dhe normë morale dhe etike të traditës shqiptare”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 23.08.2022 12:15