Akuzat e Agron Shehajt, Rama: Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë?

Ditën e sotme po zhvillohet seanca parlamentare në Kuvend ku Agron Shehaj ka ngritur akuza mbi kryeministrin Edi Ram, ku ky i fundit ka zgjedhur t’ i kundërpërgjigjet.

Deputeti Agron Shehaj foli për inceneratorin e Tiranës, ku kjo e fundit i është dhënë me kontratë Klodian Zotos, i cili ia ka dorëzuar një kompanie në Holandë. Kjo kompani sipas tij i ka mashtruar dhe se qeveria i ka dhënë miliona euro.

Shehaj: Inceneratori i Tiranës, i është dhënë Klodian Zotos. Pastaj zbuluam se nuk kishte njeri nga pas, po ai që kishte Elbasanin dhe Fierit. Ju ia dhatë kontratën Zotos, ai ia dha një kompanie në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë ky i Tiranës është në pronësi teorikisht i një kompanie në Hollandë. Kompania është offshore ne nuk e dimë se kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që dihet se është i përfshirë në aferë, duke e ndihmuar dhe dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ju vazhdoni e paguani, inceneratori i Tiranës është në kërkim të një personi në kërkim. Paratë kalojnë nga Bashkia e Tiranës te xhepi i Cafaljones. Pse them se jeni ju? Se unë krijova bindjen se pashë çfarë ndodhi me kompaninë D Albania. Kjo kompani, mashtroi. Ju i dhatë miliona euro. Ju e paguani pavarësisht se janë të korruptuar. Ndaj unë mendoj se jeni ju, ose jeni të paaftë ose ju gënjen Zoto. Hajde na tregoni të vërtetën.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama zgjodhi t’i përgjigjej por kësaj radhe dhe duke e ironizuar Shehajn.

Rama: Jam në dilemë kur iu dëgjoj, ju a jeni idiot apo bëni vetë? Thatë që unë fshihem pas një off-shore në Holandë. Unë iu thashë a ka mundësi që të vini provën sepse kjo është shumë e rëndë që unë të fshihem pas një off-shore dhe do të thotë që ju keni provë. Unë iu ftova që të jepni provën dhe në të gjithë atë që thatë, nxorra përsëri dilemën time: Jeni idot apo bëni vetë? T’i thuash tjetrit që është në krye të qeverisë që je hajdut, unë nuk di ç’të të them tjetër. Akuzat bëhen vetëm në bazë të provave. Nuk mund të zini foltoren dhe t’i drejtoheni një publiku të tërë duke thënë që pas kryeministrit fshihet një off-shore se duhet që të veprojë drejtësia. është njësoj si të them unë, ju jeni në kërkim ndërkombëtar. S’mund të them se duke iu parë si vraponi në drejtim të paditur me mendimin tuaj, e unë t’ju them jeni në kërkim. Dolët dhe përmendët ca emra që unë as nuk i njoh dhe nuk i kam takuar kurrë. Nuk e kam problem ta them edhe po e kam takuar, por nuk e kam bërë. Iu kuptoj mirë që vini dhe bëni akuza pa fakte dhe me bindje, se i bëni vetë. Ose i bëni vetë, ose po të ishit në pozitën që kishit mundësi do e kishit bërë. Mua nuk më shkon mendja që të të akuzoj për çudira. Se nuk e bëj dot. ose bën vetë, ose je idiot. Meqë dola këtu. Kisha marrë disa shënime nga zoti Xhelal. Është nga të paktit që ka të drejtë që të flasë për vepra publike se ka bërë. Edhe ngaqë ka bërë e nxorrët jashtë loje./albeu.com


Shtuar 21.12.2022 21:20