E bujshme nga Spanja: Cristiano Ronaldo më datë 1 janar do të jetë në klubin e tij të ri

Cristiano Ronaldo do të luajë për Al-Nassr nga 1 janari 2023 . CR7 theu vonesën dhe do të kishte vendosur të pranonte ofertën e skuadrës saudite me të cilën do të nënshkruajë kontratë për dy sezone e gjysmë.

Mes pagave dhe të ardhurave nga reklamat, fenomeni portugez do të bëhet sportisti më i paguar në botë, duke arritur gati 200 milionë euro në sezon. Ronaldo i dha fund lidhjes me Manchester United dy ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar, dëshira e tij e parë ishte të gjente një ekip që luante Champions League, por e vetmja ofertë reale ishte ajo e Al-Nassr, kështu raporton gazeta spanjolle “Marca”.

Ronaldo do të bëhet kështu njeriu imazh i sportit saudit dhe si i tillë do të mbulohet me ar. Pagës prej 100 milionë eurosh do t’i shtohen bonuset dhe kontratat reklamuese që do ta bëjnë CR7 sportistin më të paguar në planet, shifër që do t’i lejojë atij të trefishojë pothuajse pagat e Messit (75 milionë) dhe Mbappe (72 milionë).

Një zgjedhje thjesht ekonomike ajo e Ronaldos, i cili në Arabinë Saudite do të jetë në gjendje të zgjerojë dhe forcojë markën e tij të pakrahasueshme. E presin krahëhapur ish-trajneri i Romës, Rudi Garcia dhe ish-numri 1 i Napolit, David Ospina./ h.ll/albeu.com