Organizoi vrasjen e Devi Kasmit, dënohet me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari

Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Aurel Hoxhallari, pjesë e grupit që vrau Devi Kasemin.

Ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal edhe ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.

Motivi i këtij krimi mbetet ende i pazbardhur nga policia ndërsa dyshohet se pas përplasjeve mes grupeve kriminale persona ende të paidentifikuar paguan për ekzekutimin e Kasmit duke kontraktuar ish komandon grek.

Akuzat dhe pretenca e SPAK:

Dënim i përjetshëm për “Vrasje me paramendim për interes”,  kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal

– 12 vite burgim për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

– 15 vjet burgim për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha

– 20 vjet burgim për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

– 15 vjet burgim për  “Kultivimi i narkotikëve”

– 8 (tetë) vjet burgim për “Grupi i strukturuar kriminal”

Kujtojmë se Hoxhallari është arrestuar edhe më 10 Janar të vitit 2015 së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari, si porositës të dyshuar për atentatin ndaj Pajtim Serjanit, ngjarje e ndodhur më 5 Janar 2015 në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë. Por, më 1 Shkurt 2015 Gjykata e Krimeve të Rënda i la ata të lirë për mungesë provash.

 

 


Shtuar 19.05.2023 15:16