Aksident në Gjirokastër, raportohet për dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Gjirokastër – Libohovë.

Një mjet tip “Peguot” ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Dy të lënduarit janë transportuar në spital, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi:

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, shtetasi J. V., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. V., 32 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja S. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit), të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 17.07.2023 09:08