Berisha flet pas rezultateve të zgjedhjeve: Basha, i vetmi demokrat që ndjehet se nuk ka humbur

Ish-kryeministri Sali Berisha, para se të hyjë në Kuvend ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve në 6 Bashki të vendit. Berisha foli për fitoren e kandidatit të tij në Shkodër dhe nuk la pa komentuar humbjen e Lulzim Bashës.

Për kreun demokrat, Berisha tha se është i vetmi demokrat që nuk e pranon humbjen.

Deklarata e Berishës:

Të cilët me votën e tyre zgjodhën Bardh Spahinë për kryetar të bashkisë së Shkodrës si përfaqësues të Shtëpisë së Lirisë. Shkodra është simbol i frymëzimit të popullit shqiptar. Ajo mbetet e pamposhtur. Kam një falënderim të veçantë edhe për aleatët tanë të cilët u angazhuan me një përkushtim të veçantë në këtë fushatë elektorale. Gjithashtu falënderoj të gjithë qytetarët.

Natyrisht rezultati u arrit në kushtet më të vështira dhe të jashtëzakonshme pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij, Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet dhe nuk ka humbur. Pra i ka dhënë një zgjidhje problemit duke shpallur çdo humbje, në mos fitore, të paktën jo-humbje. Këto zgjedhje janë kushtrimi për çdo demokrat në Shqipëri që të bashkohemi sepse populli votoi opozitën e vërtetë. Të bashkohemi rreth PD të rithemeluar dhe fitoren e Shkodrës


Shtuar 7.03.2022 17:29