Projekti i Egnatias: Klubi nxjerr në shitje abonetë sezonale për tifozët

Klubi i Egnatias po hyn në Kategorinë Superiore me një projekt të rëndësishëm që synon ta rendisë skuadrat në pjesën e sipërme të tabelës. Ekipi rrogozhinas ka investuar shumë për sezonin që do të nisë së shpejti, duke filluar nga lojtarët e afruar në merkato, e deri te infrastruktura dhe imazhi.

Egnatia ka ndërtuar stadiumin e saj të ri me të gjitha kushtet e duhura, që është gati të presë tifozët në shkallët e tij. Klubi në fjalë ka nxjerrë në treg abonimet për sezonin e ardhshëm, që varion nga 15 mijë lekë për tribunat A dhe A1 deri në 40 mijë lekë për tribunën VIP.

Abonetë janë të vlefshme për 20 ndeshje, 18 në kampionat dhe 2 në fazat e para të Kupës së Shqipërisë. Shitja nis nga data 8 shtator në zyrat e Egnatias dhe të gjithë tifozët mund të shkojnë aty nga e hëna në të premte në oraret 09:00-12:00 për të bërë të tyren një abonim sezonal.

NJOFTIM !

Të nderuar tifozë të Egnatias!

KF Egnatia dëshiron t’iu informojë se duke nisur nga dita e nesërme, do të fillojë shitja e aboneve sezonalë, e vlefshme për të gjitha ndeshjet që ekipi ynë do të luajë .

Në vlerën e abonesë është llogaritur çmimi për 20 ndeshje (18 ndeshje të kampionatit dhe 2 ndeshjet e tureve të para të Kupës së Shqipërisë) ndërkohë që ndeshjet më të rëndësishme të Kupës do jenë sërish bonus për tifozët që do të bëjnë abonimin sezonal.

Çmimet sipas tribunave për abonetë e sezonit 2021-2022 do të jenë si më poshtë:

Tribuna VIP 40 000 lekë

Tirbuna A 15 000 lekë

Tribuna A1 15 000 lekë

Të gjithë tifozët e interesuar duke filluar nga dita e nesërme nga ora 09.00- 12.00 dhe më pas, nga e hëna deri të premten çdo javë, të paraqiten pranë zyrave të KF Egnatia ( Qendër Rrogozhine )

Të interesuarit duhet të kenë me vete një kartë identiteti ose pasaportë dhe një foto personale .

Të interesuarit mund të dërgojnë email në adresën : [email protected]

KF Egnatia kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve në shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.

P.S. Stadiumi për shkak të masave te COVID është i hapur për 30% të kapacitetit.


Shtuar 8.09.2021 12:51