Mbledhja e grupit të PD “dështoi”, Salianji: U përpoqa të kishim një mbledhje të përbashkët

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për mbledhjen e grupit të PD, e cila po zhvillohet ditën e sotme duke nisur nga ora 14:00.

Ai tha se mbledhja ishte një tjetër dështim ndërsa sa i përket kandidatit për president tha se duhet të jetë një person politik.

Deputeti i PD,Ervin Salianji: Mbledhjasot ka dështuar për herë të dytë pas mbledhjes së parë të grupit parlamentar. Unë bëra përpjekje për të zhvilluar një mbledhje të përbashkët. Kandidati për president duhet të jetë politik. 63 deputetët e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën./albeu.com