Zgjedhjet e 14 majit, Berisha: Kandidatë e PS janë klone të Ramës, duhet të arrestohen për vjedhjet e kryera

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e tij për bashkinë Kurbin, Behar Haxhiun.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka folur për kandidatët e PS që pritet të zyrtarizohen sonte pas mbledhjes së kryesisë.

Ai tha se kandidatët e mazhorancës janë klone të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të arrestohen e të futen në burg pas vjedhjeve që kanë kryer.

“Me kandidatët e PS, të cilët kanë dy tipare, ku ti prekësh janë për arrestime e për burgje sepse kanë vjedhur ditë e natë.

Janë të gjithë klonime të Ramës, nuk kanë lidhje me PS dhe bazën e saj, Rama ka përqendruar në duart e tij të gjithë pushtetet e ka përzënë votën.

Kjo ka çuar në shpopullimin e vendit”, tha Berisha.