SHBA i bën thirrje Gjeorgjisë të respektojë “protestat paqësore”

Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje autoriteteve gjeorgjiane sot që të “respektojnë protestat paqësore”, duke thënë se qëndron “në solidaritet me popullin gjeorgjian” që po proteston kundër një projektligji të miratuar dje nga parlamenti i Gjeorgjisë.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Gjeorgjisë të respektojë lirinë e tubimit dhe protestën paqësore,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price , duke përsëritur “shqetësimin” e Uashingtonit për ligjin.

Mijëra njerëz morën pjesë në demonstratat masive në kryeqytetin Tbilisi sot për të dytën ditë radhazi, duke protestuar kundër ligjit të “agjentëve të huaj”, për të cilin kritikët thonë se sinjalizon një zhvendosje drejt totalitarizmit në vend.

Përleshjet shpërthyen sërish këtë mbrëmje teksa protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit, me policinë duke përdorur gaz lotsjellës dhe topa uji./albeu.com