Krisje mes Ponit dhe Aurela Gaçes? Flet këngëtarja

Në emisionin e fundit të “Zemër Luana”, mes shumë të ftuarisht të moderatores dhe autores Luana Vjollca kanë qenë Enisa, Poni, Fifi dhe Big Mama.

Në fund të programit të gjithë janë ulur rreth sofrës, ku duhet tu përgjigjeshin pyetjeve ose të hanin speca e të pinin raki. Ndonse pyetja për Ponin ka qenë në lidhje me Aurela Gaçen, ku duhej të zbulonte marrëdhënien me të. Rikujtojmë se është diskutuar se dy këngëtaret me origjinë nga Vlora kanë patur krisje të marrëdhënieve mes kolegesh.

“S’kemi pasur ndonjëherë krisje, nga këngëtarët vlonjatë Aurelën e dua më shumë”- ka thënë Poni, duke nënkuptuar se marrëdhënia mes tyre është korrekte e nuk ka asnjë krisje./klan