“Opozita i dha fund, përgjegjësia i kalon PS”, Braçe: Na duhet një president që e pranon e gjithë Shqipëria dhe e gjithë PD-ja (VIDEO)

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri dhe humbjes së shansit nga PD për të propozuar një emër.

Kujtojmë që ditën e sotme u dogj dhe raundi i tretë, që ishte përcaktuar si shansi i fundit nga mazhoraca për opozitën.

Braçe shprehet se tani përgjegjësia i kalon mazhorancës, ndërsa PS duhet të zgjedhë një President që e pranon e gjithë Shqipëria dhe e gjithë PD.

Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut, e ku di unë.  Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria .Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim.

Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, thekson Braçe./albeu.com