Harrojeni Mozzik! Loredana në lidhje me futbollistin e njohur shqiptar? (FOTO LAJM)

Rep-artistja, Loredana Zefi është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, ajo po përflitet se është në një lidhje me futbollistin nga Kosova, Edon Zhegrova. Gjithçka ka nisur, pasi dyshja kanë pozuar së bashku dhe media zviceriane Blick” ka hedhur dyshime për një lidhje të mundshme në mes tyre.

Mirëpo, nuk dihet ende nëse është e vërtetë, apo thjesht dyshen e bashkon një projekt muzikor, si për shembull, ndonjë videoklip.

Kujtojmë që Loredana në gushtin e kaluar, njoftoi se ajo dhe Mozzik janë ndarë sërish.