Mbledhja e grupit të Alibeajt, kush janë deputetët që iu bashkuan

Vetëm 13 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike i janë bashkuar deputetit Enkelejd Alibeaj në mbledhjen që po zhvillon një ditë pas ndërprerjes së negociatave me PD-në zyrtare të drejtuar nga Sali Berisha. Në mbledhje është pranishëm dhe deputeti Gazment Bardhi e deputetët e tjerë të dalë nga selia blu si Kreshnik Kollçaku e Orjola Pampuri.

Në total në mbledhje kanë 13 persona:

Xhemal Gjunkshi
Taulanta Jupi
Indrit Sefa
Gazment Bardhi
Taulant Zeneli
Fitim Zekthi
Orjola Pampuri
Endri Hasa
Juela Hamati
Gazment Koduzi
Enkelejd Alibeaj
Jonila Godole
Kreshnik Çollaku

Qëllimi i mbledhjes janë diskutimet lidhur me negociatat me Berishën për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Bisedimet mes dy palëve morën një kthesë një natë më parë, kur grupi i Alibeajt doli me njoftimin se në zgjedhjet lokale do të futen me kandidatët e tyre. Alibeaj lajmëroi se kishte ndërprerë çdo negociatë me grupin e Berishës, pasi sipas tij, këta të fundit ishin ulur në bisedime me dy kushte: Njohjen e primareve dhe të lidershipit të Berishës. Ky njoftim u shoqërua nga reagime. Berisha i paralajmëroi kur u tha se ‘i kishin bërë llogaritë gabim’, ndërsa i mandatuari i PD-së, Edi Paloka u shpreh se pas Alibeajt sheh ‘hijen’ e kryeministrit Edi Rama. Por, nuk ndalen me kaq. Sot, në orën 18:00, Bardhi do të mblidhet me deputetët që e mbështesin për të diskutuar edhe një herë rreth kësaj çështjeje.