“U mërzita nga komentet e mamasë së saj”, Einxhel zbulon për herë të parë arsyen e zënkës me Beniadën

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani krijuan një miqësi shumë të bukur me njëra-tjetrën. Por pas përfundimit të edicionit të parë të “Big Brother VIP”, rrugët e tyre u ndanë.

E kjo sigurisht që ngjalli shumë kureshtje te publiku, pasi ato ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën në shtëpinë e BB VIP.

Pas një kohe që nuk flisnin me njëra-tjetrën, vajzat tashmë janë sërish shoqe, ndërsa Einxhel në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për herë të parë arsyen pse u zunë me Benin.

“Hapin e para e hodhi Beniada. Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në BBV. Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë”, tha Einxhel Shkira.


Shtuar 24.07.2023 11:45