Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë, mes 16 viktimave ministri i Brendshëm dhe dy zyrtarë

16 persona, duke përfshirë dy fëmijë dhe udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, kanë vdekur pas rrëzimit të helikopterit në Kievin lindor.

Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në Brovary, në periferi të kryeqytetit, herët në mëngjesin e së mërkurës.

Viktimat përfshinin ministrin e brendshë Denys Monastyrsky, zëvendësi i tij Yevhen Yenin dhe sekretarin e shtetit Yurii Lubkovych, raportuan mediat lokale duke cituar një zëdhënës të policisë.

 

9 nga të vdekurit ishin në bordin e helikopterit të shërbimeve të urgjencës që u rrëzua në Brovary, periferia lindore e Kievit, tha Ihor Klymenko, shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës.

Gjithsej 22 persona u plagosën, mes tyre 10 fëmijë.

Shkaku i rrëzimit nuk është përcaktuar ende, ndërsa hetimet kanë nisur./albeu.com