Çfarë do të bënte Biden nëse Putin do të përdorte armët bërthamore? Flasin ekspertët ushtarakë

Teksa lufta në Ukrainë po vijon në muajin e katërt, janë hedhur teza të ndryshme se si do të vijonte konflikti në Ukrainë në rast të përdorimit të armëve bërthamore nga ana e Rusisë.

Është një pyetje shqetësuese pa përgjigje të këndshme: çfarë do të bënte presidenti amerikan Joe Biden, nëse Rusia do të përdorte armë bërthamore në luftën e Ukrainës?

Gjysma e zyrtarëve aktualë dhe ish-qeveritarë kanë dhënë opinione lidhur me këtë çështje, kurse disa ekspertë të jashtëm i thanë NBC Neës se ka pasur mosmarrëveshje, dhe se nuk parashihet kurrfarë manuali se çfarë duhet bërë dhe se si do të duhej të kundërpërgjigjeshin SHBA-të ndaj një akti shkatërrues, që mund të zhdukte qytete të tëra të Ukrainës, të kishte vrasje të dhjetëra mijëra njerëzve dhe retë bërthamore nga përdorimi i armëve të lëviznin drejt vendeve të NATO-s në Evropën Perëndimore.

Kjo nuk është diçka e re për administratën e Bidenit, Në fakt, kur administrata e Barack Obamas simuloi një lloj lufte ku rusët kinse përdorin armët bërthamore në Baltik, pati mosmarrëveshje thelbësore se si duhet reaguar.

Zyrtarët e inteligjencës amerikanë thonë se nuk kanë parë asnjë shenjë se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të përdorë të ashtuquajturat armë bërthamore të fushëbetejës, por disa versione të doktrinës ushtarake ruse të botuara nga viti 2000, kanë parashikuar përdorimin e parë të armëve bërthamore si një përgjigje ndaj kërcënimit konvencional në një luftë rajonale.

Ekspertët ushtarakë thonë se kokat më të vogla bërthamore të Rusisë, kanë shumë më shumë fuqi shpërthyese sesa bombat e hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki.

Derisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë armë gjithnjë më të sofistikuara të dizajnuara për të ndihmuar Ukrainën të shkatërrojë forcat pushtuese ruse, zyrtarët amerikanë i thanë NBC Neës se administrata e Bidenit ka menduar për muaj të tërë për atë që Putini mund të bëjë – dhe skenarët e lojërave të luftës që parashikojnë Rusinë duke përdorur një bombë atomike në Ukrainë.

“Nuk po shohim prova praktike në këtë pikë të planifikimit rus për vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore”, tha muajin e kaluar drejtori i CIA-s, William Burns.

Megjithatë, ai shtoi se “duke pasur parasysh llojin e zhurmës që është dëgjuar nga udhëheqësia ruse, nuk mund të merren edhe me shumë relaks”.

NBC News ka biseduar me gjysmën e zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarë që janë të informuar mbi këtë çështje, dhe disa ekspertë të jashtëm. Zyrtarët aktual nuk pranuan të flasin zyrtarisht, duke përmendur ndjeshmërinë e temës.