Arrestohet 25-vjeçari në Sarandë, u kap me kokainë

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, në çantë iu gjet kokainë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 18.07.2022 11:59