DETAJET/ Atentati me 3 të vdekur në Fushë-Krujë, reagon për herë të parë policia: Gjithçka ndodhi!

Policia e Shtetit ka reaguar për herë të parë pas masakrës së ditës së sotme në Fushë-Krujë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Përmes një njoftimi, policia rendit informacionet e deritanishme për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar.

Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.

Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për  sqarimin  e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve./albeu.com/