Rrezikon burgim të përjetshëm, kush është shqiptari që u kap në Morinë për krimin e rëndë

Policia ka vënë në pranga shtetasin Artin Korça, 21-vjeç në pikën kufitare në Morinë.

I riu, banues në Gjilan, Kosovë, rrezikon burgimin e përjetshëm për krimin që ka kryer, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Vrasje e shkallës së dytë”

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottaëa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 9.08.2021 15:16