Mrekullitë ekzistojnë: 27 vjeçarja në terapi intensive dhe në koma farmakologjike sjell në jetë një vajzë

Angela Primachenko, e cila jeton në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një 27-vjeçare që u prek nga koronavirusi.

Në javën e 33-të të shtatëzënisë, gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet dhe futet në terapi intensive. Ndërkohë që është në koma farmakologjike, lind një vajzë, por vetëm kur zgjohet e zbulon se është bërë nënë.

Fatmirësisht, e vogla Ava rezultoi negative me koronavirus, por nënë e bijë duhet të qëndrojnë larg njëra-tjetrës për pak kohë.

Në Instagram, Angela shpërndau një mesazh për të treguar atë që kaloi në 3 javët e fundit: “Dola nga spitali pas 7 ditësh aty, 10 ditësh në respirator dhe 1000 lutjeve. Është shumë bukur të jesh në shtëpi sërish!

Në fund të muajit mars, motra e saj binjake kishte nisur një mbledhje fondesh për të përballuar shpenzimet spitalore, duke grumbulluar rreth 50 000 dollarë. Angela dhe bashkëshorti i saj janë tregtarë të vegjël dhe sigurimi shëndetësor i tyre nuk arrinte të përballonte shtrimin në terapi intensive.


Shtuar 14.04.2020 17:10