Shqiptari i vrau vëllanë, flet italiani: S’kishte asnjë lidhje me gruan e tij

Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Itali dy ditë më parë, ku 45-vjeçari shqiptar Taulant Malaj, vrau të bijën dhe një shtetas Italian.

Mediat italiane kanë zbardhur deklaratën e vëllait të italianit i cili u vra nga 43-vjeçari shqiptar Taulant Malaj.

Sipas dëshmisë së tij nuk vëllai i tij nuk kishte asnjë lidhje me Teftën, gruan e 43-vjeçarit.

“Nuk kishte asnjë lidhje fare me vëllain tim, as nuk e takonte zonjën! As në lokal kur ajo erdhi me shoqet e saj për të ngrënë mëngjes, pasi i çoi fëmijët në shkollë, nuk janë parë! Massimo ishte ende në gjumë, sepse ai bënte gjithçka në lokal, nga pastiçeri e deri te sporteli”, tha Gianluca De Santis, vëllai i 51-vjeçarit të vrarë.

Gianluca përjashton çdo lloj lidhjeje mes vëllait të tij dhe 39-vjeçares Tefta.

“Massimo jetoi në atë godinë për 43 vjet me nënën tonë, e cila tani ishte 80 vjeç dhe e ve! Marrëdhëniet me atë familje ishin të shkëlqyera, marrëdhënie normale mes fqinjëve, ata përshëndeteshin dhe respektonin njëri-tjetri. Edhe me Taulantin: E pa dhe e përshëndeti, asnjëherë sherr, asgjë”, thotë Gianluca./albeu.com/


Shtuar 8.05.2023 21:09