Cristiano Ronaldo në lot, humbja ndaj Serbisë dhemb (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shpërthyer në lot mbrëmjen e djeshme kur Portugali humbi ndaj Serbisë me rezultatin 1-2.

Mitroviç ndëshkoi portugezët në minutën e 90’ duke i shuar mundësinë për kualifikim direkt në Katar 2022. Portugalia kaloi në avantazh në minutat e para të lojës por Serbia mblodhi forcat dhe luajti shumë mirë ndaj portugezëve duke tentuar disa herë golin.

Në minutën e 90’ Mitroviç bëri që stadiumi “Estadio da Luiz” të heshtë duke shënuar golin e fitores për serbët. Ronaldo me shokë I mjaftohej vetëm barazimi për t’u kualifikuar në fazën tjetër gjë për të cilën nuk arritën ta mbanin.

Pas përfundimit të ndeshjes Ronaldo u ulë në fushën e blertë duke qarë dhe ato lot tregonin dëshirën dhe mundin e tij.

Portugalia tashmë  është në play off bashkë me Suedinë, Uellsin, Zvicrën ose Italinë, Finland ose Ukrainë , Skocinë, një ndërmjet Turqisë, Norvegjisë ose Holandës,  gjithashtu Rusisë, Polonisë ose Anglisë dhe Maqedonisë ose Rumanisë./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 09:15