“Më jep një litar, do vras veten”, komediani bën gjestin e papritur ndaj vogëlushit (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme është bërë publike një video, ku një 9 vjeccar kërkonte të vetëvritej pas bullizmit të ushtruar nga shokët e tij në shkollë.

Nëna e 9-vjeçarit ka bërë një apel shumë rrënqethës. Duke iu drejtuar prindërve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm me fëmijët, ajo thotë se bullizmi mund të shkaktojë pasoja të rënda. Nëna tregoi se e kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

Një reagim ka ardhur nga komediani Brad Williams. Ai është me nanizëm, ka ngritur një faqe për të mbledhur fonde për 9 vjeçarin në mënyrë që ai të shkojë në Disneyland. Miliona njerëz nëpër botë janë solidarizuar me të voglin dhe kanë shprehur dëshirën t’i vijnë në ndihmë qoftë edhe duke i dhuruar thjesht një përqafim.

“Po e hap këtë fushatë për ti treguar Quaden se bullizmi nuk do të tolerohet më tek ai dhe se ai është një qenie e mrekullueshme që meriton vetëm lumturi. Do ta marr Quaden dhe nënën e tij dhe do sjell në USA, do t’i akomodoj në një hotel të mirë dhe do të shkojnë në Disneyland”, është shprehur komediani i njohur.

Ende pa mbushur 24 orë nga hapja e kësaj fushate, njerëzit kanë dhuruar më shumë se 200 mijë dollarë.


Shtuar 21.02.2020 12:54