Pendarovski: Duhet të mbesim në binarët evropian, gjatë negociatave vazhdimisht do të ketë bllokadë nga Bullgaria

Derisa Komisioni Evropian pret përgjigje nga Maqedonia nëse do ta pranojë propozimin francez për start të negociatave, opinioni vendas ende në dilemë nëse me këtë propozim do të mundësohet që kërkesat bullgare vazhdimisht të jenë pengesë gjatë procesit negociues.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus” tha se propozimi që e kemi në tavolinë nuk e cenon identitetin maqedonas dhe është mirë të qëndrojmë në binarët evropianë.

“Unë them – le të mbesim pro-formë në binarët evropianë me këtë propozim, do të kemi një vit për skrining, një vit e gjysmë, e pastaj kur do të vijmë te Kushtetuta do të ketë zgjedhje, kush do të fitojë do të vazhdojë me këtë punë. BE-ja ende është, e theksoj këtë fjalë, ende është opsioni më i mirë për të gjithë ne, për Maqedoninë e Veriut, sepse një vend i vogël, pavarësisht ku ndodhet. Ne jemi një rajon i turbullt, i ngarkuar me shumë histori, emocione, me varfëri të thellë, me shpërngulje të madhe të të rinjve dhe nuk ka shans që vetë t’i kundërshtojë tendencat globale.”- deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.


Shtuar 9.07.2022 19:28