Revolucioni i Mourinhos, ka shpenzuar mbi 100 milionë euro, por kërkon transferime të reja në verë

Roma tashmë ka investuar më shumë se 100 milionë euro në transferime të reja prej angazhimit të Jose Mourinho, por trajneri ende nuk është i kënaqur me skuadrën dhe planifikon revolucion gjatë verës.

Giallorossët ishin shpenzuesit më të mëdhenj në Serie A gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa La Gazzetta dello Sport raporton se pronarët Friedkin Group kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro në blerjen e lojtarëve prej se portugezi ka ardhur në Stadio Olimpico.

Shuma përfshin çmimet e transferimeve dhe rrogat. Në dy afatet e fundit kalimtare Roma nënshkroi me Tammy Abraham (42 milionë euro), Rui Patricio (11 milionë euro), Matias Vina (13 milionë euro), Eldor Shomurodov (20 milionë euro) dhe Sergio Oliveira (huazim me opsion blerjeje për 12 milionë euro).


Po ashtu, në janar, Giallorossëve iu bashkua edhe Ainsley Maitland-Niles në forma huazimi nga Arsenali me parametrat zero.

Në bazë të raportimit, pronarët e klubit duhet të bëjnë më shumë investime në fund të sezonit për ta bërë skuadrën konkurruese.

Mourinho nuk është i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion, ai madje i ka kritikuar publikisht lojtarët e tij në disa raste. Trajneri pret fytyra të reja në Stadio Olimpico për sezonin e ardhshëm dhe për të fituar trofe, planifikon të bëjë revolucion. /Telegrafi/


Shtuar 15.02.2022 17:48

Tags: