Raketat ruse vrasin 8 persona në Ukrainë, mes tyre 3 fëmijë

Tetë persona janë vrarë, mes tyre tre fëmijë, si pasojë e raketave ruse që bombarduan qendrën e Kramatorskut në Ukrainën lindore.

Sulmi ndodhi rreth orës 19:30 me orën lokale (16:30 GMT) të martën. Dy nga fëmijët trupat e të cilëve u nxorrën nga rrënojat ishin të moshës 15 dhe 12 vjeç. Një vajzë 17-vjeçare raportohet se është gjithashtu mes të vdekurve.

Ndërkohë 56 të tjerë u plagosën nga bombardimet me raketa ruse. Në lidhje me ngjarjen, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmi i dëshmoi Ukrainës dhe botës se Rusia meriton të vendoset para drejtësisë dhe të dënohet për krimet e rënda të luftës.

Presidenti falënderoi gjithashtu “të gjithë në botë që kanë mbështetur Ukrainën dhe kanë ndihmuar “të mbrojnë popullin e saj”.

“Rusia meriton vetëm një gjë si pasojë e gjithë asaj që ka bërë: humbjen dhe një gjykatë. Gjyqe të drejta dhe të ligjshme kundër të gjithë vrasësve dhe terroristëve rusë”, tha Zelensky./albeu.com/


Shtuar 28.06.2023 08:44

Tags: ,