“Nuk më kushtoi vëmendje”, 22-vjeçarja dhunon të dashurin sepse po luante playstation

Një 32-vjeçar ka denoncuar partneren e tij për dhunë dhe kjo e fundit është arrestuar.

Një grua 22-vjeçare e akuzuar nga partneri i saj se e kishte sulmuar për shkak se ai po luante Playstation doli para Gjykatës në Selanik.

Ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë ku jetonte çifti, në Drymo të Selanikut. 22-vjeçarja dhe 32-vjeçari ishin në një lidhje dhe bashkëjetonin prej tre muajsh.

Sipas aktakuzës vajza ka hyrë në dhomën ku ishte partneri i saj me një shokun e tij dhe po luanin Playstation ndërsa ai nuk po i kushtonte vëmendje asaj.

Ajo e goditi me dorë në shpinë dhe filloi ta shante. Ngjarja ka përfunduar kur ka ndërhyrë nëna e 32-vjeçarit.

Më pas 22-vjeçarja doli nga shtëpia dhe i tha se nuk donte ta shihte më. 32-vjeçari ka denoncuar në polici partneren dhe vajza është arrestuar./Albeu.com/


Shtuar 27.06.2023 18:54

Tags: ,