Cristiano Ronaldo: Futbolli ka ndryshuar shumë në 10-15 vitet e fundit, të gjitha skuadrat janë të përgatitura mirë

Në konferencën për shtyp, gjatë prezantimit te arabët e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo ka folur për ngritjen e nivelit të futbollit në Arabinë Saudite.

Luzitani vuri në dukje performancën magjike të kombëtares Saudite, në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, përballë Argjentinës, ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 2 me 1.

“Shumë njerëz shprehin mendimin e tyre, por nuk kuptojnë asgjë nga futbolli. Siç e dini, futbolli ka ndryshuar në 10-15 vitet e fundit. Të gjitha skuadrat janë të përgatitura më mirë, të gjitha skuadrat janë gati. Nëse flasim për Kupën e Botës, e vetmja skuadër që ka mposhtur kampionin është Arabia Saudite. Mos harroni për këtë.

Aty kishte shumë surpriza për shembull, ekipi i Koresë së Jugut, ekipet afrikane, Kosta Rika. Ata bënë një punë të shkëlqyer. Sot nuk është e lehtë të fitosh asnjë ndeshje”, tha sulmuesi i Al-Nassr.”,- u shpreh Ronaldo në fjalën e tij.