“U këpute me 20 euro”, ndihma për Genc Fugën, ndjekësit “kryqëzojnë” Iva Tiçon

Ndihma e personazhëve publikë për aktorin Genc Fuga i cili gjendej në vështirësi shëndetësore u kthye në temë diskutimi.

Një pjesë e VIP-ave kishin zgjedhur që të bënin publik emrin e tyre krah shumës së dhuruar në GoFundMe.

Por ndjekësit kanë nisur me komentet dhe kanë vënë me “shpatulla pas murit” gazetaren Iva Tiço e cila kishte dhënë 20 euro.

“U këpute me 20 euro, dhe me sa krenari e thua e bëra. Sikur të ishit më tepër zemërgjerë disa nga ju VIP-at në të tilla raste, Shqipëria do të ishte një vend më i mirë. Më shumë dhanë kontribut ne që kemi më pak mundësi, sesa shumë prej jush”.

Iva Tiço i është përgjigjur ndjekëses, duke i thënë se nuk meriton përgjigje. Por të tjerë komentues kanë qenë në të njëjtin mendim.

“Jeni VIP-a pra dhe keni dy lekë më shumë dreqi ta haj dhe përtej kësaj jeni edhe koleg”, shkruan dikush tjetër.