Lufta me Rusinë, sa e fuqishme është ushtria e Ukrainës?

Pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë, bota i ka kthyer sytë nga kapacitetet ushtarake të dy vendeve.

Ndërsa analistët ushtarakë pajtohen se ushtria ukrainase është më e fortë dhe më e përgatitur se sa ishte në vitin 2014, ajo është e pakrahasueshme me armikun që i ka hyrë në shtëpi.

Më poshtë abcneës.al ju sjell një krahasim të ushtrive respective teferuar të dhënave nga GlobalFirePower:

Shpenzimet ushtarake të Ukrainës si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) qëndruan në 4.1% në 2021, me 5.9 miliardë dollar. Ndërsa shpenzimet e ushtrisë ruse si përqindje e PBB-së në vitin 2021 ishin 4.3%, duke arritur në 61.7 miliardë dollarë.

Forcat ajrore dhe tokësore

Ushtria ruse ka 850,000 personel ushtarak aktiv, 250,000 oficerë rezervistë dhe 200,000 forca paraushtarake, ndërsa ushtria ukrainase ka 250,000 personel aktiv ushtarak, 250,000 personel rezervist të sigurisë dhe 50,000 forca paraushtarake.

Rusia ka një avantazh ndaj Ukrainës për sa i përket forcave tokësore, me 12,420 tanke, 30,122 automjete të blinduara, 6,574 artileri vetëlëvizëse, 7,571 artileri të tërhequra dhe 3,391 raketahedhës të lëvizshëm. Ukraina ka gjithsej 2,596 tanke dhe 12,303 automjete të blinduara.

Forca ajrore e Rusisë përbëhet nga 772 avionë luftarakë, 739 avionë sulmues dhe mbi 2000 helikopterë, ndërsa forca ajrore e Ukrainës përbëhet nga 69 avionë luftarakë, 29 avionë sulmues dhe afërsisht 60 helikopterë.

Rusia ka epërsi edhe në forcat detare duke pasur një aeroplanmbajtëse, 15 destrojer, 70 nëndetëse dhe 11 fregata. Ukraina ka vetëm një fregatë dhe asnjë nëndetëse apo shkatërrues.

Vlerësohet se në arsenalin bërthamor rus ka 4490 koka luftarake, nga të cilat 1600 mund të vendosen në raketa balistike dhe bombardues strategjikë. /


Shtuar 24.02.2022 11:08