Harta e re gjyqësore, presidenti Begaj: Duhet garantuar aksesi në drejtësi

Presidenti Bajram Begaj, ka marrë pjesë në konferencën me temë “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”.

Gjatë fjalës së tij Begaj foli për reformën në drejtësi dhe kërkoi garantimin e aksesit të qytetarëve, duke implementuar në mënyrë korrekte hartën e re gjyqësore.

“Në këto 110 vite historia jonë politike ka pasur rrugëtim jo të lehtë. Rrugëtimi i Drejtësisë Shqiptare në kërkim të një drejtësie të pavarur, të vendosjes së barazisë para ligjit. Aktorë vendas e ndërkombëtarë kanë një kontribut për ndërtimin e një sistemi drejtësie transparent. Gjykata e Lartë ka një kontribut të pazëvendësueshëm, synimi reformës së nisur në 2014 kulmoi me miratimin e ndryshimeve Kushtetuese në vitin 2016. Reforma nuk ka qenë e lehtë sepse ngritja dhe realizimi i saj përfshirë sfidat dhe pengesat kanë sjellë vonesa përtej parashikimeve ligjore. Duhet garantuar aksesi në drejtësi, nëpërmjet implementimit korrekt të hartës gjyqësore. Garantimi i pavarësisë së sistemit e cila është arsyeja e reformës në drejtësi. Cilësia në drejtësi është dhe duhet jetë kriteri matës për të përcaktuar punën e gjithë aktorëve të përfshirë. Pavarësisht se puna akumuluar paraqet sfida e problematika dua t’ju përgëzoj. Uroj të një shembull suksesi duke dëshmuar, profesionalizëm, integritet, paanëshmëri”, u shpreh presidenti Begaj.


Shtuar 10.05.2023 10:11