Protestat i kushtojnë Francës, një miliard dëme në pesë netë trazira

Situata me netët e trazirave në Francë pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael nga një polic duket se po deskalohet gradualisht. Kostoja ekonomike në Paris dhe në qytetet e tjera të shënuar – për një javë – nga përplasjet e ashpra vlerësohet në rreth 1 miliard euro.

Por shoqëria franceze po numëron plagët e saj kronike të hapura, të cilat e kanë çuar atë në një krizë pothuajse të përhershme dhe shpërthime të zemëruara të të rinjve. Dhe presidenti i vendit, Emmanuel Macron, po kërkon një përgjigje për problemet themelore sociale dhe ekonomike të theksuara nga trazirat.

Qindra ndërtesa publike, biznese dhe automjete u dogjën ose u dëmtuan gjatë trazirave. Ministria e Brendshme numëroi probleme në 243 objekte publike, disa prej të cilave ishin në shkolla, kolegje dhe shkolla të mesme, por edhe në ndërtesa të tjera publike, si biblioteka e Marsejës.

Kreu i sindikatës së punëdhënësve të Francës (Medef), Geoffrey Roux de Béziers, pohoi se që nga fillimi i trazirave, më shumë se 200 biznese janë plaçkitur plotësisht, 300 degë bankash janë shkatërruar dhe 250 kioska janë prekur.

“Është herët për të dhënë një shifër të saktë, megjithatë bëhet fjalë për më shumë se 1 miliard euro, pa llogaritur dëmet e turizmit”, tha kreu i Medef në një intervistë për Le Parisien.


Shtuar 4.07.2023 18:20