Shpërthen bombola e gazit, shkrumbohet banesa në Kolonjë

Foto ilustruese

Zjarri po shkrumbon momentalisht një banese ne fshatin Kolonjë, Bashkia Gjirokastër. Banesa e Luan Hoxhës ka marre flakë si pasoje e shpërthimit të bombolës se gazit në furnelën e gatimit.

Menjëherë është lajmëruar reparti zjarrfikës ku po shkon në vendngjarje për të eliminuar flakët nga pjesa tjetër e banesës apo objekteve ngjitur me të.

Sipas informacioneve të fundit nuk bëhet fjale për lëndimin e të zonjës së shtëpisë, e cila jeton e vetme veçse dëme te shumta materiale. E zonja e shtëpisë ishte duke gatuar teksa ka shpërthyer bombola e gazit.

Njoftim policie

Rreth orës 21:20, në fshatin Kolonjë, Gjirokastër, ka marrë flakë banesa e shtetasit L. H.
Nuk ka dëme në njerëz.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikëse, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.