Digjet makina në parkingun e qendrës tregtare, detajet e para

Një makinë është djegur në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2023, rreth orës 22:00, në një automjet në parkingun e një qendër tregtare, në bulevardin “Bajram Curri”, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.01.2023 22:50