Po kryente nxemjen para sfidës me Marokun, Mbappe godet fortë me top në fytyrë një tifoz

Gjatë nxemjes me skuadrën e tij përpara sfidës ndaj Marokut, Kylian Mbappe goditi një tifoz me top duke i shkaktuar gjakëderdhje.

Kampioni i Francës nuk humbi kohë dhe menjëherë shkoi t’i kërkonte falje atij, ku më pas është ndihmuar nga tifozët e tjerë duke i dhënë ujë.

Franca është duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj Marokut, ku aktualisht është në intervalin e pushimit./ h.ll/albeu.com


Shtuar 14.12.2022 20:58