Kina: Strategjia e re e NATO-s, e papërgjegjshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se qasja e re pasqyron përdorimin e Rusisë dhe Kinës të “levave ekonomike, shtrëngimit dhe qasjeve hibride për të çuar përpara interesat e tyre në rajon”.

Por Pekini e ka quajtur të papërgjegjshme strategjinë e re të NATO-s.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Zhao Lijian, tha se “i ashtuquajturi koncept dokument i strategjisë së re të NATO-s shpërfill faktet”.

Lijian tha se strategjia e re “e përcakton gabimisht Kinën si një sfidë strategjike dhe njollos politikën e jashtme të Kinës”.

Ai shtoi se është “i papërgjegjshëm, inkurajon konfliktin dhe është plot me mendime të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

Në fillim të kësaj jave Kina kritikoi Perëndimin për armatosjen e Ukrainës./albeu.com


Shtuar 30.06.2022 21:04

Tags: , ,