Berisha: Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se Aleksandër Vuçiç, të cilit i referohet si Putini i vogël, po luan me paqen në veriun e Kosovës. Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë reagimin e diplomatit serb dhe shkruan se me barrikada po nxisin dhunë. Ai shton se gjithçka është e orkestruar nga Beogradi, pas të cilit qëndron Putini i madh, referuar Presidentittë Rusisë.

Statusi i plotë i Sali Berishës

Putini i vogël po luan me paqen në veriun e Kosovës! Me dhunë dhe barrikada nxitën dhunë dhe konflikte. Miq, po behen dy javë që banda të armatosura serbe së bashku me mercenarë rus të famziut Ëagner, mbajnë të bllokuara rrugë, në veri të Kosovës. Sulmojnë me granata mediat dhe policinë e Kosovës, madje dhe EULEKS-in, rrëmbejnë dhe terrorizojnë kalimtarë dhe qytetarë shqiptarë por edhe serbë. Gjithçka ndodh është e orkestruar nga Beogradi, konkretisht nga serbomadhi Vuçiç, apo Putini i vogël, prapa të cilit qëndron pa mëdyshje Putini i madh. Diplomati i mirënjohur gjerman, Ischinger e konsideron tejet problematike situatën e krijuar nga Beogradi në veriun e Kosovës dhe i bënë thirrje BE-së të veprojë menjëherë!