Tensionet në Veri, sulmohet ekipi i KFOR-it në Zubin-Potok

Një ekip i KFOR-it është sulmuar në Zubin-Potok këtë të dielë. Mediat në Kosovë nuk raportojnë për të lënduar nga sulmi, por bëhet me dije se pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Sot janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç.

Qeveria e kryeministrit Albin Kurti është shprehur se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes.


Shtuar 25.12.2022 22:36