CHAMPIONS/ Nis sot sezoni i ri, kulmon me ndeshjen Barcelona – Bayern Munich (FOTO LAJM)

Sonte nis sezoni i ri 2021/22 i Ligës së Kampioneve.

Tetë ndeshje interesante zhvillohen sonte në kuadër të  javes  së parë të Ligës së Kampionëve.

Nga ora 18:45 zhvillohen dy duelet e para, Sevilla e pret në shtëpi Salzburgun, ndërsa Man Utd udhëton në Young Boys.

Ndërsa nga ora 21:00 zhvillohet edhe gjashtë ndeshje të tjera, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Bayernit.

Përballjet tjera që luhen janë edhe Chelsea-Zenit, Malmo-Juventus, Villarreal-Atalanta, Dynamo Kyiv-Benfica, Lille-Wolfsburg

Kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve është Chelsea që edicionin e kaluar arriti të mposht në finale Manchester Cityn.

Ky sezon pritet të jetë shumë rivalizues pasi janë disa skuadra që kanë bërë shumë transferime si PSG e Man Utd që synojnë trofeun, ku në luftë janë edhe ekipe si Chelsea, Man City, Bayern, Real Madrid e Barcelona. 


Shtuar 14.09.2021 08:15