Shoferi i dehur përplas makinën në murin rrethues të shtëpisë në Elbasan

Një 20-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur e për pasojë është përplasur me murin rrethues të një banese në qytete.

Për fat të mirë nuk ka pasur kalimtarë në momentin e përplasjes së makinë në murrin rrethues të shtëpisë.

Njoftimi policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 20 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me murin rrethues të një banese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 31.05.2023 10:45