Grabisnin shtëpi, arrestohen tre “skifterët” shqiptarë në Spanjë

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Spanjë pasi u zbulua se ishin pjesë e një bande të vendosur në Vigo ku kryenin grabitje banesash.

Shqiptarët, të moshës 22, 25 dhe 43 vjeç, qëndronin në një institucion Alfonso XIII dhe kishin mbërritur me autobus nga A Coruña. Gjykata ka urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Ata do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në dëbimin e tyre.

 

 

Deklarimi i tre të arrestuarve ka zgjatur për orë të tëra, pasi kërkohej ndihma e një përkthyesi.

Ata deklaruan që kishin ardhur në vend për të kaluar dhjetë ditë pushime dhe më i vogli shtoi se kishte ardhur për të bërë një punë si student.

Shqiptarët thanë se më parë kishin qenë në Barcelonë, Madrid dhe Coruña. Gjatë dëshmisë së tij, një tjetër deklaroi se ndihej i kërcënuar në vendin e tij sepse vjehrri i tij donte ta vriste. /albeu.com


Shtuar 28.01.2023 16:45