Masakra në Fushë-Krujë me 3 viktima, dinamika e atentatit të frikshëm ku u zbrazën karikatorët (VIDEO)

Një atentat i përgjakshëm tronditi këtë të diel Fushë-Krujën, ku si pasojë mbetën të vrarë 3 persona.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se viktimat janë shoferi dhe dy pasagjerët.

Ndërkohë e gjithë rruga në mbikalimin e Fushë-Krujës është bllokuar.

Sipas informacioneve të deritanishme dyshohet se një makinë ka ndaluar në rrugën e mbikalimit dhe i ka dalë makinë ku është bërë atentati me automatik.

Autorët kanë zbrazur 50 plumba mbi makinë.