Digjet një makinë në Vlorë, policia jep informacionet e para

Foto ilustruese

Një automjet është djegur në brendësi pasditen e sotme teksa ishte parkuar në lagjen “Rilindja” në Vlorë.

Policia bën me dije se makina është në pronësi të A. Xh, banuese në Tiranë ndërsa po punohet për zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.08.2022, rreth orës 17:10, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur në brendësi, një automjet i parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com