Van Gaal: Qesharake të bëhet Botërori në Katar, FIFA e bën për para

Louis van Gaal i është vënë FIFA-s për organizimin e Kampionatit Botëror në Katar. Trajneri i Holandës është nga ata që i thotë gjërat drejt, siç e mendon.

Trajneri i njohur thekson se Botërori në Katar bëhet vetëm për një qëllim:  “Është qesharake që Botërori do të zhvillohet në Katar. FIFA thotë se dëshiron të zhvillojë futbollin në atë vend.

Mirë, por janë vetëm justifikime. Ata e bëjnë atë gjë për paratë dhe interesant e tyre komerciale. Kjo është e vetmja gjë që FIFA-s i intereson”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 22.03.2022 07:46