Biden e refuzoi, Erdogan pas zemërimit takohet me Putin

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka zhvilluar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin ditën e sotme.

Takimi erdhi pas dështimit të një tentative për takim me presidentin rus Joe Biden.

Erdogan gjithashtu pak ditë më parë u shpreh se Biden është presidenti i vetëm amerikan me të cilin ai ka këtë lloj marrëdhënie.

Kujtojmë se Joe Biden refuzoi një takim me homologun turk gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kështu raportojnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se Erdogan e akuzoi SHBA -në për mbështetjen e “organizatave terroriste”, në vend që t’i luftonte ato. Presidenti turk vuri në dukje gjithashtu se Turqia ende synon të blejë një grup të dytë të sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia.

Ndërsa ndarja midis dy aleatëve të NATO-s rritet, Erdogan u takua sot me presidentin rus, Vladimir Putin në vendpushimin e Detit të Zi në Soçi.

Ndryshe nga çekuilibri i marrëdhënieve me SHBA-në, Ankaraja e sheh marrëdhënien me Rusinë si “të menaxhueshme” pasi Moskës i mungon ndikimi i SHBA-së.

Ndërsa dinamika e fuqisë ekonomike mund të titullohet në favor të Moskës pasi Turqia varet shumë nga eksportet e gazit rus dhe miliona turistë rusë sjellin të ardhura, Turqia është eksportuesi kryesor i produkteve bujqësore dhe tekstile në Rusi. Në rastin e armiqësive, Rusia dhe Turqia gjithashtu mund t’i minojnë më lehtë interesat e njëri-tjetrit./albeu.com