Ja çfarë domëthënie kanë gropëzat në fund të shpinës

Gropëzat e formuara në fundshpinë tek meshkujt dhe femrat quhen vrimat e Apollos, ose vrimat e Venusit respektivisht.

Ato ndodhen në zonën ku dy kocka lidhen me legenin dhe mund të shihen vetëm tek njerëzit që e kanë të trashëguar, apo kanë ligamente me përmasat e duhura.

Këto vrima janë shenjë e qarkullimit të mirë të gjakut, një trupi të shëndetshëm dhe shenjë e bukurisë duke iu referuar Venusit, Perëndeshës romake të bukurisë.

Nëse eliminoni dhjamin, atëherë edhe ju që nuk i keni mund ta bëni të mundur praninë e tyre.


Shtuar 20.02.2023 21:16